PRIZREN – 25.10.2017 – Gjykata Themelore e Prizrenit, duke vendosur lidhur me kërkesën për caktimin e paraburgimit të Prokurorisë Themelore të Prizrenit, ka caktuar masën e paraqitjes në Stacionin Policor prej një (1) muaj të pandehurit me iniciale L.B. e cila masë do të llogaritet prej datës së arrestimit 22.10.2017, nga ora 20:45, dhe do të zgjasë deri më datën 21.11.2017.
I pandehuri me inicialet e lartë përmendura dyshohet se me datën 22.10.2017 rreth orës 17:30 minuta, në fshatin Renc, Komuna e Dragashit, në cilësi të shoferit të angazhuar nga Komisioni Komunal i Zgjedhjeve, për të transportuar anëtarët – komisionarët dhe materialin zgjedhor për persona me aftësi të kufizuar, asgjëson dhe merr fletat e votimit të dedikuar për zgjedhjet lokale të datës 22 tetor 2017, në atë mënyrë që në momentin derisa anëtarët e ekipit mobil të përcaktuar në vendvotimin nr.ELNV/01 ishin në fshatin Renc, në shtëpinë e qytetares me iniciale Sh.L. person me aftësi të kufizuar, i pandehuri L.B. duke shfrytëzuar mos prezencën e anëtarëve të ekipit mobil nga automjeti merr materialin rezervë zgjedhor, merr disa fletëvotime, disa nga ato fletëvotime i dëmton dhe të tjerat i plotëson, duke i kthyer sërish ato në vendin nga i kishte marrë.
Me këtë veprim i pandehuri dyshohet se ka kryer veprën penale asgjësim të dokumenteve të votimit nga neni 220 par. 2. i KPRK-së.