Paraburgim ndaj të pandehurit nga Suhareka

Paraburgim ndaj të pandehurit  nga Suhareka

 

PRIZREN – 19.10.2017 – Gjykata Themelore e Prizrenit e ka aprovuar kërkesën Prokurorisë Themelore ne Prizren, duke i caktuar masën e paraburgimit prej një (1) muaj të pandehurit me iniciale E.B.  e cila masë do të llogaritet prej datës së arrestimit 17.10.2017,nga  ora 16:20 minuta, dhe do të zgjasë deri më datën 17.11.2017.

I pandehuri me iniciale E.B. dyshohet  se me datën 17.10.2017 rreth orës 15.00 në stacionin e autobusëve në Suharekë është vërtetuat se pa autorizim shpërndan, shet transporton substanca apo preparate të cilat janë shpallur me ligj si narkotik, në atë mënyrë që në afërsi të stacionit të autobusëve ia ka shitur sasinë prej 1.59 gr. substanca narkotike e cila dyshohet të jetë marihuan, personit me iniciale T.H. dhe me rastin e kontrollimit të kryer në shtëpinë e të pandehurit është gjetur sasia e narkotikut në peshë prej 8.33 gr. , me këtë i pandehuri ka vepruar në dëm të vlerave të shoqërisë e cila mbron jetën e njerëzve e sidomos shëndetin e të rinjve.  Është shqetësuese për shoqërinë  se këto vepra janë në rritje e sipër në territorin e fushë veprimit të kësaj gjykate.

 Me këtë veprim i pandehuri  dyshohet se ka  kryer veprën penale blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope  dhe analoge nga neni 273 par. 2 të  KPRK-së.