PRIZREN – 05.09.2017 – Gjykata Themelore e Prizrenit e ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Prizrenit, duke i caktuar masën e paraburgimit prej një (1) muaj të pandehurve me iniciale A.B . dhe R.K. i cili do llogaritet prej datës së arrestimit 02.09.2017 nga ora 03:55, dhe do të zgjasë deri më datën 02.10.2017.
Të pandehurit me iniciale A.B. dhe R.K dyshohet se me datën 02.09.2017 rrethe orës 02.25 minuta të mesnatës i shkaktojnë lëndime trupore të dëmtuarit me iniciale A.D. duke e goditur me shkelma dhe grusht në pjesë të ndryshme të trupit. Të njëjtit me datën e njëjtë në ora 02.30 pas mesnate me forcë tentojnë ti pengojnë personat zyrtar me iniciale R.SH dhe Q.D. ku dhe i sulmoj të njëjtit, në atë mënyrë që përderisa zyrtarët policorë i kishin ndalur të pandehurit për ti legjitimuar në lidhje me rrahjen që kishte ndodhur mes të pandehurve dhe të dëmtuarit A.D. të pandehurit menjëherë kishin filluar ti sulmojnë me grusht dhe me shqelma, ku dhe zyrtari policorë me iniciale Q.D. ishte detyruar të përdorë edhe sprejin e syve. I pandehuri me iniciale R.K. pasi që ishte arrestuar dhe ishte futur në veturën e policisë i njëjti kishte goditur me gjymtyrë të trupit xhamin e derës së prapme të anës së majtë të veturës ku dhe e kishte thyer me ç’rast të dëmtuarës Stacionit Policor në Prizren i shkakton dëm pasuror.
Me këto veprime të pandehurit dyshohen se në bashkëveprim kanë krye veprat penale lëndim i rëndë trupor nga neni 189 par.1 lidhur me nenin 31 të KPK, pengimi i personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare nga neni 409 par.4 lidhur me par.1 lidhur me nenin 31 të KPK, asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë nga neni 333 par.1 të KPK dhe kanosje nga neni 185 par.3 të KPK.