PRIZREN – 11.08.2017 – Gjykata Themelore e Prizrenit e ka caktuar masën e arrestit shtëpiak prej një (1) muaj të pandehurit nga fshati Atmaxhë Komuna e Prizrenit me iniciale B.G.
I pandehuri dyshohet për shkelje të Kodit Penal, sepse me datën 08.08.2017, rrethe orës 21:30 minuta në rrugën “Ankaraja “ i pandehuri pengon personat zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare,në atë mënyrë që derisa zyrtarët policor të dëmtuarit me iniciale I.S dhe A.K. njësia e trafikut rajonal në Prizren gjatë patrullimit në rrugën “Ankaraja” vërejnë të pandehurin me automjetin Opel Vectra i cili hynë në rrugën njëkahshe , me çrast të dëmtuarit duke përdorur dritat vezulluese dhe alarmin i janë vu në ndjekje të automjetiti i cili kishte bërë kundervajtje , i pandehuri nuk ndalet po e rrit shpejtësin , derisa kur të vij në rrugën Zahir Pajaziti arrin ta ndalojnë, i njejti duke mos i përfill urdhërat e zyrtarëve policor, ka filluar rezistimin në mënyrë aktive pa i kontrolluar veprimet e tij, duke i sulmuar dhe fyer me fjalë .
Pasiqë i njejti ka të kaluar kriminale dhe është i njohur për organet e ndjekjes gjykata ka caktuar masën e arrestit shtëpiak prej një(1( muaji.
Me këto veprime i pandehuri me iniciale B.G. dyshohet se ka kryer vepër penale pengim i personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare nga neni 409 par.1 të KPRK-së.