PRIZREN- Gjykata Themelore e Prizrenit e ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Prizrenit, duke i caktuar masën e paraburgimit prej një (1) muaj të pandehurit nga fshati Petroviq – Komuna e Rahovecit me iniciale S.TH.
I pandehuri dyshohet për shkelje të Kodit Penal, sepse me datën 01.08.2017, rrethe orës 23:00 në Prizren, në rrugën “ Enver Hadri ” saktësisht në dasëm mbanë në pronësi, kontroll ose posedon armë në shkelje me ligjin e zbatueshëm, në atë mënyrë që i pandehuri deri sa ka qenë në një aheng familjarë e përdor pistoletën e markës “ Bruni Mode” 92,9 mm, prodhim Italian, me 4 fishek dhe me të gjuan 6 herë në ajër.
Gjykata ka ardhur në përfundim se janë plotësuar të gjitha kushtet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit duke e ditur se gjuajtja me armë në ahengje familjare në kohë të fundit ka marrë jetën dhe ka shkaktuar lëndime të shumta të pjesmarrësve në aheng dhe e njejta duhet të parandalohet.
Me këto veprime i pandehurit me iniciale S.TH. dyshohet se ka kryer veprën penale, mbajtja në pronësi, posedim, kontroll të paautorizuar të armëve nga neni 374 par.1 të KPRK-së dhe veprës penale përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm nga neni 375 par.1 të KPRK-së.