PRIZREN, 05 qershor 2017 – Gjykata Themelore e Prizrenit, departamenti i përgjithshëm penal ka bërë shpalljen e aktgjykimit ndaj të akuzuarit me iniciale I.J. nga fshati Gërnqar, Komuna e Prizrenit dhe e ka shpallur fajtor për veprën penale rrezikimi i trafikut publik nga neni 378 par 9 të KPRK-së, dhe i ka shqiptuar dënim me burgim efektiv në kohëzgjatje prej një (1) viti,
Sepse me datën 11.02.2014 rrethe orës 10:10 minuta në Prizren në rrugën”Vatrat shqiptare”, në afërsi të ”Hidroregjionit Jugor”, nga pakujdesia rrezikon trafikun publik, jetën e njerëzve dhe pasurinë, si pjesmarrës në komunikacionin rrugor,duke drejtuar automjetin transportues-kamionetin të markës ’’IVEKO 35-10’’, me targa të regjistrimit 04-369-DB, në atë mënyrë që ndërmerrë veprimin e kthimit mbrapa (rikverc), pa u sigurura paraprakisht, se me këtë veprim nuk do ti rrezikonte pjesëmarrësit tjerë në komunikacion, ku me pjesën e pasme të majtë të rimorkijos,e godet këmbësorin-të dëmtuarin me iniciale Sh.M, i cili nga goditja rrëzohet për tokë,duke pësuar qarje të mëlqisë,thyerje serike të brinjëve të anës së djathtë dhe gjakderdhje të mbrendshme, si pasojë e së cilës ndërron jetë në Spitalin Regjional në Prizren.