PRIZREN, 12 prill 2017 – Gjykata Themelore e Prizrenit Departamenti i Krimeve të Rënda ka bërë shpalljen e aktgjykimit ndaj të akuzuarit: I akuzuari me iniciale: .N.B. nga Suhareka për veprën penale vrasje e rëndë nga neni 179 para.1 nën para.1.3. lidhur me nenin 18 para. 2 dhe 1.të KPRK-së gjykata i shqiptoj dënim me…
PRIZREN, 12 prill 2017 – Gjykata Themelore e Prizrenit Departamenti i Krimeve të Rënda ka bërë shpalljen e aktgjykimit ndaj të akuzuarit:
I akuzuari me iniciale: .N.B. nga Suhareka për veprën penale vrasje e rëndë nga neni 179 para.1 nën para.1.3. lidhur me nenin 18 para. 2 dhe 1.të KPRK-së gjykata i shqiptoj dënim me burg në kohëzgjatje prej dymbëdhjetë ( 12 ) viteve për veprën penale vrasje e rëndë nga neni 179 para. 1 nën parg.1.3. si dhe për veprën penale lëndim i lehtë trupor nga neni 188 par.1 pika 4. gjykata i shqiptoi dënim me burgim në kohëzgjatje prej një ( 1 ) viti. Gjykata duke aplikuar nenin 80 para 1 dhe2 pika2.2 të akuzuarit i shqiptoi dënimin Unik me burgim në kohëzgjatje prej dymbëdhjetë (12) viteve e gjashtë (6) muaj, në rrethanat e përgjegjësisë penale esencialisht të kufizuar.
Sepse me datën 23.10.2015, rrethe orës 21:45 minuta në Suharekë, në shtëpinë e tij familjare e cila gjendet në rrugën ,,Galibardi,, me dashje privon nga jeta anëtarin e familjes bashkëshorten me iniciale Z.B. në atë mënyrë që pas një bisede dhe mosmarrëveshje paraprake lidhur me do telefonata që i merrte bashkshortja e tij, deri sa viktima Z.B. ishte në dhomën e ndejës me një thikë të gjatësisë së tehut 10.5 cm e gjerësi 2.5.cm e sulmon bashkëshorten me thikë duke i shkaktuar njëzet (20) plagë, prej tyre dymbëdhjetë (12) plagë kanë qenë depërtuese, shtatë (7) goditje ka pësuar në zgavrën e majtë të krahërorit dhe pesë (5) goditje në zgavrën e barkut, vajza e tyre e mitur pas britmave të nënës hyn në dhomën e ndejës dhe e sheh se babai është duke e goditur me thikë nënën, i afrohet ta mbrojë nënën duke vendosur dorën e djathtë në trupin e nënës me këtë rast e godet me thikë në në dorë edhe të dëmtuarën vajzën e tij të mitur, me ç’rast nga plagët e marra e ndjra Z.B. vdes në vend si pasojë e gjakderdhjes së jashtme dhe të mbrendshme nga dëmtimi i mushkrisë së majtë, mëlqisë, shpretkës, majës së zemrës, të gjitha këto plagë të shkaktuar nga veprimi mekanik i mjetit të mprehtë dhe me maje, më për së afërmi e përshkruar si në raportin e autopsies të dates 25.10.2015 të ekspertit mjeko-ligjor, ndërsa të dëmtuarës vajzës së tij të mitur i shkakton lëndime të lehta trupore në regjionin e shuplakës së dorës së djathtë.