Me datën 17.03.2017, në orën 12:00 , Gjykatën Themelore të Prizrenit e vizituan nxënësit e shkollës së mesme ,,Ymer Prizreni,, në Prizren.
Vizita ka karakter të praktikës për nxënësit e drejtimit juridik të Shkollës së mesme, nën përcjelljen e mësimdhënëses së kësaj shkolle.
Nxënësit u vendosën në njërën nga sallat e gjykimit ku u pritën nga zëdhënësja e kësaj gjykate Afërdita Kicaj e cila prezantojë strukturën e gjykatës punën që bënë gjykata, sfidat dhe bashkëpunimin e gjykatës me qytetarët, mënyrën e komunikimit me qytetarët dhe mjetet e zhvilluar për krijimin e një lidhje më të mirë me qytetarët ku edhe vazhduan me diskutimet e hapura.
Në pjesën e dytë të takimit, nxënësit patën mundësi të njihen me objektin e gjykatës, me punën që bënë secila zyre me sallat e seancave gjyqësore, dhomën e dëshmitarëve dhe materialet informuese të gjykatës.
Gjykata do të vazhdoi traditën e bashkëpunimit me qytetarët me shkollat e qytetit dhe të rajonit.