Prizren – me datën 01.03.2016 Ministrja e Drejtësisë znj. Dhurata Hoxha se bashku me bashkëpunëtorët e saj ka vizituar Gjykatën Themelore te Prizrenit me ç ‘rast u prit nga Kryetari i kësaj Gjykate z. Ymer Hoxha.
Qëllimi i këtij takimi ka qenë thellimi i bashkëpunimit dhe avancimit të proceseve brenda përgjegjësive të ndërsjella si dhe për tu njohur me rezultatet e punës dhe me sfidat me të cilat ballafaqohet kjo Gjykatë.
Kryetari i Gjykatës themelore te Prizrenit Ymer Hoxha gjate këtij takimi ka njoftuar ministren Hoxha për rezultatet, aktivitetet dhe sfidat e gjykatës themelore të Prizrenit. Njëra nga sfidat e kësaj gjykate është edhe numri jo i mjaftueshëm i gjyqtarëve I bashkpunëtorëve profesional dhe stafit administrative, si dhe hapsirat e pamjaftueshme të gjykatës të cilat po e vështirsojnë dukshëm punën e Gjykatës.
Përveç sfidave dhe rezultateve te punës si çështje qe diskutuan ne këtë takim ishte edhe procesi i reformimit legjislativ.” Ne si gjykatë kemi dhënë disa propozime per tu amandamentuar Kodet Penale dhe për tu amandamentuar disa ligje të natyrës civile pasi konsiderojmë se praktika gjyqësorë ka treguar se disa dispozita janë ta pazbatueshme në praktikë gjithashtu ne me ministren biseduam dhe njehe rit gjetëm edhe konsensus për dërgimin e gjyqtarëve profesionist të kësaj gjykate të cilët do të marrin pjesë ne kuadër të grupeve punuese të cilët do të kontribuojnë në amandamentimin e ligjeve.
Ne anën tjetër ministrja e drejtësisë znj. Dhurata Hoxha, tha se vizitën e saj e po e realizon me qellim te njoftohet per se afërmi me kushtet ne te cilat punon kjo Gjykate dhe gjithashtu te njoftoj Kryetarin për mbështetjen e fuqishme ne punën e tyre qe po e bëjnë . “Realizimi i kësaj vizite është bere me qellim qe ta informoj Kryetarin se me procesin e rishikimit funksional te sektorit te sundimit te ligjit presim kontributin e tyre qe me te vërtet te bëjmë reforma te thella ta fuqizojmë ligjin por gjithashtu te bartim edhe mesazh tek qytetaret e vendit se te gjithë qytetaret do te jen te barabarte para ligjit” shtoi ajo.
“Po ashtu gjatë këtij takimi diskutuam edhe për grupet punuese për plotësim ndryshimin e kodit Penal dhe Kodin e Procedurës Penale si dhe një sërë ligjesh të tjera me ç ‘rast kërkova nga Kryetari ti dërgoj gjyqtarët profesionist të cilët do të kontribuojnë, sepse është shume me rendësi qe Gjykatat Themelore janë ato të cilat ballafaqohen me kërkesat e qytetareve me zbatimin e ligjit në praktik” tha Ministrja Hoxha.
E sa i përket reformave për ndryshim të ligjit, Hoxha theksoi se rishikimi funksional i sundimit të ligjit është reforme gjithëpërfshirëse dhe është duke u bere per here te parë në Republikën e Kosovës.
Gjatë këtij takimi, u zhvillua debat shumë produktiv rreth fuqizimit të sundimit të ligjit, ngritjen e transparencës dhe llogaridhënies.