Nxënësit e shkollës ,,Ymer Prizreni,, vizituan Gjykatën Themelore në Prizren

Nxënësit e shkollës ,,Ymer Prizreni,, vizituan Gjykatën Themelore në Prizren

Me datën 07.02.2017, në orën 12:00 , Gjykatën Themelore të Prizrenit e vizituan nxënësit e Shkollës së mesme ,,Ymer Prizreni,, në Prizren drejtimi juridik.

Vizita ka karakter të praktikës për nxënësit e drejtimit juridik të Shkollës së mesme nën përcjelljen e mësimdhënëses së kësaj shkolle.

Nxënësit u vendosën në njërën nga sallat e gjykimit ku u pritën nga zëdhënësja e kësaj gjykate Afërdita Kicaj e cila prezantojë  strukturën e gjykatës punën që bënë gjykata, sfidat dhe bashkëpunimin e gjykatës me qytetarët  mënyrën  e komunikimit me qytetarët dhe mjetet e zhvilluar për krijimin e një lidhje më të mirë me qytetarët ku edhe vazhduan me  diskutimet e hapura.

Në pjesën e dytë të takimit, nxënësit  patën mundësi të njihen me objektin e gjykatës, me punën që bënë secila zyre me sallat e seancave gjyqësore, dhomën e dëshmitarëve dhe materialet informuese të gjykatës.

Rendësi e veçantë e shoqërisë për gjykatën janë nxënësit e shkollave të mesme(të të gjitha drejtimeve).Pasi që kjo është mosha e formësimit intelektual të të rinjve dhe njëherë periudha e planifikimit të karrierës profesionale, gjykata synon të angazhohet në komunikim të shtuar me shkollat e mesme te Prizrenit. Ky angazhim përfshin informimin e të rinjve për punën e gjykatës, ofrimin e mundësive për të vizituar gjykatën (dhe seancat ).

Gjykata do të vazhdoi traditën e bashkëpunimit me qytetarët me shkollat e qytetit dhe të rajonit.