PRIZREN- Gjykata Themelore e Prizrenit e ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Prizrenit, duke i caktuar masën e paraburgimit prej një (1) muaj të pandehurit nga fshati Dumnicë e Epërme Komuna e Podujevës me iniciale N.K.
I pandehuri dyshohet për shkelje të Kodit Penal, sepse me datën 28.01.2017, rrethe orës 11.15 minuta gjatë kontrollit në vijën e dytë nga zyrtarët e Policisë dhe Doganës së Kosovës, me rastin e kalimit të kufirit Shqipëri – Kosovë, në pikën e kalimit kufitar Vër micë, duke hyrë në Kosovë i pandehuri me iniciale N.K. pa autorizim ka transportuar substanca apo preparate të cilat janë shpallur me ligj si narkotikë, substanca psikotrope ose analoge me qëllim të shpërndarjes dhe shitjes, në atë mënyrë që gjatë kontrollit nga ana e zyrtarëve të Doganës së Kosovës në veturën e markës Merceds Benz , saktësisht në rezervuarin e veturës i destinuar për bartje dhe fshehjen e narkotikëve, janë gjetur (11) qese të plastifikuara për shitje lojit ,,marihuan,, në peshë prej 9 kg e 940,2 gram.
Me këtë veprim i pandehuri me iniciale N.K. dyshohet se ka kryer veprën penale blerja, posedimi, shpërndarja ose shitja e paautorizuar e narkotikëve, supstancave psikotrope dhe analoge nga neni 273 par.2 të KPRK-së.