Prizren – Në Gjykatën Themelore të Prizrenit kanë përfunduar praktikën njëvjeçare 38 kandidat të cilët kanë kryer punë vullnetare në këtë Gjykatë.
Kryetari i Gjykatës Themelore të Prizrenit, z. Ymer Hoxha ka pritur sot në takimin falënderues praktikantët e kësaj Gjykate, të cilët përfunduan praktikën njëvjeçare, në këtë Gjykatë të cilët njëherit i ka falënderuar për vullnetin dhe punën e palodhshme që kanë treguar gjatë një viti.
,, Ne jemi të kënaqur me angazhimin e juaj për gjatë një viti në gjykatën tonë. Unë besoj se njohurit dhe eksperiencat e fituara gjatë një viti do t’iu ndihmojnë në ndërtimin e një karriere të suksesshme në fushën e drejtësisë,,
Të gjithë kandidatët u pajisen me çertifikata nga Gjykata Themelore e Prizrenit.