PRIZREN- Me datën 20.12.2016 Gjykata Themelore e Prizrenit ka bërë shpalljen e aktgjykimit pas pranimit të fajësisë në mënyrë vullnetare nga vet i akuzuari me iniciale A.Sh. nga Prizreni dhe e ka shpallur fajtor për veprën penale të vjedhjes nga neni 325 par.1 të KPK-së dhe i shqiptoi dënim me burgim në kohëzgjatje prej 2 (dy) vite, si dhe dënim me gjobë në shumën prej 600,00 (gjashtëqind)euro.
Se me datën 01.04.2014 në orë të pacaktuar në punëtorinë e L.M. në lagjen Arbana, me qëllim të përvetësimit të pasurisë të kundërligjshëm për vete apo personin tjetër, merr pasurin e luajtshme e të dëmtuarit me iniciale G.P. duke shfrytëzuar rastin derisa i dëmtuari i kishte lënë 4 disqe (fellneve) të gomave të veturës së tipit ,,BMW” në punëtorin e lartcekur dhe largohet nga vendi i ngjarjes.