Gjyqtarët e Gjykatës Themelore të Prizrenit, prokurorë, avokatë dhe përfaqësues të shoqërisë civile u takuan dje për të diskutuar sfidat dhe mënyra praktike për të promovuar integritetin gjyqësor dhe të identifikojë mënyrat për të ngritur besimin e publikut në gjyqësor. Kryetari i Gjykatës Themelore të Prizrenit, gjyqtarët dhe palët me interes të gjykatës, përfshirë edhe përfaqësues të shoqërisë civile shqyrtuan mënyrat për të përmirësuar transparencën, llogaridhënien, performansën dhe besueshmërinë e sistemit gjyqësor. Ata identifikuan hapat konkret të cilat gjykata mund të i marrë për të promovuar dhe ngritur besimin e opinionit publik në gjyqësor.
Në hapje të diskutimit, Kryetari i Gjykatës Themelore z. Ymer Hoxha inkurajoi pjesëmarrësit që të diskutojnë dhe të ngritin çështjet që lidhen me përmirësimin e performancës së gjykatës. Ai po ashtu theksoi se integriteti i gjyqësorit ndërtohet në bazë të integritetit personal të gjyqtarëve, të gjitha sjelljet e gjyqtarëve qoftë në jetën publike apo private, madje edhe ato më të vogla reflektojnë dhe ndërtojnë integritetin e gjyqësorit.
Pjesëmarrësit theksuan rëndësinë e llogaridhënies dhe shtuan se gjyqtarët të cilët nuk i plotësojnë standardet e përformancës apo nuk për formojnë duhet te largohen nga sistemi. Deri tani asnjë gjyqtar i cili nuk ka për formuar nuk është larguar apo degraduar për mungesë të përformancës. Përmirësimi i llogaridhënies ndikon drejtpërdrejte në përmirësimin e sistemit gjyqësor të Kosovës.
Gjykata Themelore e Prizrenit konsiderohet si një nga gjykatat më transparente dhe të hapura, dhe kjo si rezultat i bashkëpunimit të gjykatës me organizata jo-qeveritare. Është gjykata e parë e cila publikon aktgjykimet përfundimtare, hap drejt zbatimit të obligimeve ligjore dhe rritjes së transparencës.
Qëllimi i Iniciativës për një Gjyqësor me Integritet është mobilizimi i gjyqtarëve për t’u angazhuar për një kulturë të llogaridhënies, integritetit, efikasitetit dhe transparencës.
Qëllimi i këtyre tryezave te organizuara nga Programi i USAID –it për Fuqizimin e Sektorit të Drejtësisë (JSSP), është të i inkurajojë diskutimet dinamike mbi çështjet kryesore se si zbatimi i parimeve të Kodit të ri të Etikës përmirëson cilësinë e shërbimit në ndarjen e drejtësisë.
Iniciativa për një Gjyqësor me Integritet u lansua muajin e kaluar nga Ambasadori i Shteteve të Bashkuara, Kryetari i Gjykatës Supreme dhe Kryesuesi i KGJK-së.