Një muaj paraburgim ndaj të pandehurit nga Prizreni i cili dyshohet se ka kryer veprën penale blerje,posedim,shpërndarje dhe shitje të paautorizuar të substancave narkotike

Një muaj paraburgim ndaj të pandehurit nga Prizreni i cili dyshohet se ka kryer veprën penale blerje,posedim,shpërndarje dhe shitje të paautorizuar të substancave narkotike

PRIZREN- Gjykata Themelore e Prizrenit e ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Prizrenit, duke iu caktuar  masën e paraburgimit  prej një (1) muaj të pandehurit nga Prizreni me  inicialet I.M.

I pandehuri dyshohet për shkelje të Kodit Penal, sepse nga data e pavërtetuar e deri me datën 18.10.2016, rrethe orës 07.45 min. Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotik në Prishtinë –Njësia në Prizren, gjatë ekzekutimit të Urdhëresës për urdhër kontroll të Gjykatës Themelore të Prizrenit në shtëpinë e të pandehurit  gjejnë një qese plastike me substancë të dyshuar për narkotikë, të llojit marihuan, me peshë rreth 105.3 gr.

 Me këtë veprim i pandehuri me inicialet I.M. dyshohet se ka kryer veprën penale blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave  psikotrope  dhe analoge nga neni 273 par.1 të  KPRK-së.