Gjykata Themelore e Prizrenit shpalli aktgjykimin dënues ndaj të akuzuarit nga fshati Zhur Komuna e Prizrenit dhe i shqiptoi dënim prej 7 (shtatë) viteve burgim efektiv, si dhe dënim me gjobë në shumën prej 3000 (tremijë)euro për veprën penale të grabitjes nga neni 329 para.3 lidhur me parag.1 të KPK-së.

 Gjykata Themelore e Prizrenit shpalli aktgjykimin dënues ndaj të akuzuarit nga fshati Zhur Komuna e Prizrenit dhe i shqiptoi dënim prej 7 (shtatë)viteve burgim efektiv për veprën penale  të grabitjes.

PRIZREN- Me datën 30.09.2016 Gjykata Themelore e Prizrenit ka  bërë shpalljen e aktgjykimit ndaj të akuzuarit me iniciale L.A. nga fshati Zhur dhe e ka shpallur fajtor për veprën penale të grabitjes nga neni 329 par.3 lidhur me para.1 të KPK-së. dhe i shqiptoi dënim me burgim në kohëzgjatje prej 7 (shtatë) vite, në të cilin dënim do ti llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim, si dhe dënim me gjobë në shumën prej 3000 (tremijë)euro.

 Paraburgimi të njëjtit i vazhdohet deri në plotfuqishmërinë e këtij aktgjykimi.

Me datën 22.03.2016 rrethë orës 23:00 në fshatin Zhur KK-Prizren në kazinonë ,,Kajot,, duke përdorur forcën apo kanosjen serioze si dhe duke pasur me vete armën, përvetëson pasurin e luajtshme të personit tjetër me qëllim që vetit ti sjell dobi pasurore të kundërligjshme në atë mënyrë që hyn në lokalin ,,Kajot,, në mënyrë të dhunshme dhe i maskuar me armë në dorë duke shkrepur  në drejtim të banakut ku kërkon nga i dëmtuari që t’ia mbush çantën me të holla, pasi e merr çantën me të holla largohet nga vendi i ngjarjes në drejtim të panjohur.