PRIZREN- Gjykata Themelore e Prizrenit shpalli aktgjykimin dënues prej katër (4)vite e tre(3)muaj burgim efektiv ndaj të akuzuarit nga Prizreni me iniciale F.S., për veprën penale shkaktim i rrezikut të përgjithshëm nga neni 291 parag.5 lidhur me parag.1 të KPK-së.
I akuzuari dyshohet për shkelje të Kodit Penal, sepse me datën 30.12.2006, rrethe orës 01:57 minuta në Prizren në rrugën ,,Rexhep Kukaj,, nr.1. me anë të eksplozivit shkakton rrezik të madhe për jetën njerëzve i cili pas një mosmarrëveshje lidhur me ndarjen e pronës mes vëllezërve, hedhë eksploziv në oborrin e shtëpisë së të dëmtuarit me iniciale I.S., duke i shkaktuar dëm material thelbësor në shtëpinë e të dëmtuarit dhe shtëpive për rreth në lagje.
I akuzuari menjëherë pas kryerjes së veprës penale për rreth tetë (8) vite prej vitit 2006 e deri në vitin 2015, ka qenë në arrati, ndaj të njëjtit nga ana e gjykatës janë lëshuar urdhër arrest, fletë rreshtim vendor dhe fletë rreshtim ndërkombëtar që vërteton se i akuzuari ka qenë i pa arritshëm për organet e ndjekjes nga ku iu është shmangur përgjegjësisë penale, fakti se i njëjti ka pasur lëvizje të shpeshta në shtete të ndryshme si Maqedoni,Turqi,Bullgari,Serbi,Belgjikë dhe së fundi në Bosnje ku edhe është arrestuar nga organet kompetente të Bosnjës.