Më 15.07.2016 trupi gjykues i Gjykatës Themelore të Prizrenit Departamenti i Krimeve të Rënda, shpalli aktgjykimin dënues në lëndën P.nr.240/15. ndaj të akuzuarit me inicialet R.S. nga Prizreni, për shkak të veprës penale ngasja në gjendje të paaftë apo të dehur nga neni 379 parag.4.të KP-së.
I akuzuari me inicialet R.S. i shqiptohet dënimi me burgim efektiv në kohëzgjatje prej (4) katër vitesh.
Si dhe dënimi plotësues ndalimi i drejtimit të automjetit në kohëzgjatje prej dy vitesh.
Me datën 06.09.2015 rrethë orës 03.15 minuta në magjistralen Prizren-Suharekë, i akuzuari drejton automjetin në gjendje të paaftë nën ndikim të alkoolit me ç’rast pasoja e aksidentit rezulton me vdekjen e dy personave me inicialet F.B.dhe Z.M. ndërsa lëndime të rënda trupore pësojnë M.B; G.F.dhe XH.F.