Caktohet masa e paraburgimit ndaj të pandehurit nga fshati Brodosanë, Komuna e Dragashit

Caktohet masa e paraburgimit ndaj të pandehurit nga fshati Brodosanë, Komuna e Dragashit

 

PRIZREN- Gjyqtari i Procedurës  Paraprake – Departamenti  i Krimeve të Rënda i Gjykatës Themelore të Prizrenit vendosi që ndaj të pandehurit me iniciale H.S. nga fshati Brodosan Komuna e Dragashit  i caktohet masa e paraburgimit  për  shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale vrasje  nga neni 178  të KP-së dhe mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve nga neni 374 par.1 të KP-së, duke  vendosur sipas kërkesës së Prokurorisë Themelore në Prizren.

Masa e paraburgimit  do të  llogaritet në kohëzgjatje prej  1 (një) muaji i cili do të llogaritet prej datës 07.07.2016  ora 19:20 dhe do të zgjasë   deri me datën 06.08.2016.

I  pandehuri  dyshohet  për shkelje të Kodit Penal ,  sepse  me datën 07.07.2016, rrethe orës 15.00 në fshatin Brodosanë ,Komuna e Dragashit , i pandehuri privon nga jeta personin tjetër në atë mënyrë që viktima me iniciale N.S. derisa ishte duke qëndruar në automjetin e tij xhipi Daihetsu, dhe i parkuar te pompa e benzinës në fsh.Brodosanë e thërret të pandehurin që ti afrohet automjetit,  i pandehuri i afrohet automjetit që e kishte të qelur derën e përparme të pasagjerit, e merr nga dora e viktimës me iniciale N.S. revolen dhe shkrep me të njëherë në drejtim të viktimës  dhe nga plagët,  viktima vdes në vendin e ngjarjes.