Trupi gjykues i Gjykatës Themelore të Prizrenit i përbërë prej dy gjyqtarëve ndërkombëtar dhe një gjyqtar vendor shpalli aktgjykimin dënues

Trupi gjykues i Gjykatës Themelore të Prizrenit i përbërë prej dy gjyqtarëve ndërkombëtar dhe një gjyqtar vendor shpalli aktgjykimin dënues

 

          Më 14 prill 2016 një trup gjykues në Gjykatën Themelore të Prizrenit shpalli aktgjykimin në lëndën P.410/13.

Pas përfundimit të shqyrtimit gjyqësor, trupi gjykues i përbërë prej dy gjyqtarëve ndërkombëtarë dhe një gjyqtar vendor mori vendimin më poshtë:

 

1-  Në lidhje me pikën 5, i akuzuari me iniciale A.Ç, me kombësi dhe shtetësi turke për veprën penale të kontrabandës me migrantë në formë të rëndë, duke vepruar jo vetëm si pjesëtarë i grupit por duke organizuar dhe udhëzuar të tjerët në veprën e kontrabandës me migrantë, në bashkëkryerje dhe në vazhdim, dënohet me 7 vite e 3 muaj burgim dhe të paguaj gjobën në shumën prej 1000€.

Gjykata vendos të aplikoj dënimin plotësues të ‘ dëbimit nga territori i Republikës së Kosovës’ për periudhën prej 7 viteve për të akuzuarin me iniciale A.Ç. duke filluar nga dita kur ky vendimi merr formën e prerë.

2-                Në lidhje me pikën 5, i akuzuari me iniciale M.B, me kombësi shqiptar i Kosovës dhe  shtetësi të Kosovës, për veprën penale të kontrabandës me migrantë në formë të rëndë, duke vepruar si pjesëtarë i grupit në bashkëkryerje dhe njëkohësisht në kryerje të 6 veprave penale të kontrabandës me migrantë, në formën e cekur, dënohet me dënim unik prej 5 vite e 3 muaj burgim.

3-                 Në lidhje me pikën 5,  i akuzuari me iniciale A.M, me kombësi turk i Kosovës dhe me shtetësi të Kosovës  për veprën penale të kontrabandës me migrant në formë të rëndë, duke vepruar si pjesëtarë i grupit në bashkëkryerje dhe njëkohësisht në kryerje të 7 veprave penale të kontrabandës me migrant, në formën e cekur, dënohet me dënim unik prej 5 vite burgim.

4-            Në lidhje me pikën 5, i akuzuari me iniciale M.A, me kombësi dhe shtetësi  turke për veprën penale të kontrabandës me migrantë në formë të rëndë, duke vepruar si pjesëtarë i grupit në bashkëkryerje dhe njëkohësisht në kryerje të 2 veprave penale të kontrabandës me migrantë, në formën e cekur, dënohet me dënim unik prej 3 vite e gjashtë muaj burgim.

5-            Në lidhje me pikën 5, i akuzuari me iniciale A.B, me kombësi shqiptar i Maqedonisë dhe shtetësi të IRJM-së,  për veprën penale të kontrabandës me migrantë në formë të rëndë, duke vepruar si pjesëtarë i grupit, në bashkë-kryerje dhe njëkohësisht në kryerje të 3 veprave penale të kontrabandës me migrantë në formën e cekur, dënohet me dënim unik prej 4 vite burgim.

Gjykata vendos të aplikoj dënimin plotësues të ‘dëbimit nga territori i Republikës së Kosovës’ për periudhën prej 4 viteve për të akuzuarin me iniciale A.B. duke filluar nga dita kur ky vendim merr formën e prerë.

6-            Në lidhje me pikën 5, i akuzuari me iniciale  I.P, me kombësi shqiptar i Kosovës dhe  shtetësi  të Kosovës për veprën penale të angazhimit në kontrabandën me migrantë, në bashkëkryerje,  dënohet me dënim prej 2 vite e 3 muaj burgim dhe të paguaj një gjobë prej 400€.

7-            Në lidhje me pikën 6, i akuzuari me iniciale A.G, me kombësi shqiptar i Kosovës dhe  shtetësi  të Kosovës për veprën penale të angazhimit në kontrabandën me migrantë, në bashkëkryerje dënohet me dënim prej 1 viti burgim dhe të paguaj gjobën në shumën prej 200€. Gjykata vendos të pezullojë ekzekutimin e burgimit për A.G. nëse ai nuk kryen ndonjë vepër tjetër penale për periudhën verifikuese prej 2 viteve.

8-            Në lidhje me pikën 8,i akuzuari me iniciale T.Y, me kombësi dhe shtetësi  turke,  për 2 vepra penale të angazhimit në kontrabandën me migrantë, në bashkëkryerje dhe në vazhdimësi , në formën e cekur dënohet me dënim prej 2 viteve burgim dhe të paguajë një gjobë në shumën prej 400€. Gjykata vendos të pezullojë ekzekutimin e burgimit për A.G. nëse ai nuk kryen ndonjë vepër tjetër penale për periudhën verifikuese prej tri viteve.

Periudha e kohës së kaluar në paraburgim do të llogaritet gjatë ekzekutimit të dënimevemeburgim.

Në lidhje me pikën 1, gjykata i shpall të pandehurit me iniciale A. Ç, M.B, A.M, A.B, I.P dhe M.A të pafajshëm për veprën penale të krimit të organizuar.

Në lidhje me pikën 2, gjykata i shpall të pandehurit me iniciale A.G. dhe T.Y të pafajshëm për veprën penale të pjesëmarrjes në krim të organizuar.

Në lidhje me pikën 3, gjykata i shpall të pandehurit me iniciale A. Ç dhe A.B. të pafajshëm  për veprën penale të kontrabandimit me migrantë.

Në lidhje me pikën 4, gjykata e shpall të pandehurin me iniciale A. Ç të pafajshëm për veprën penale të kontrabandimit me migrantë.

Në lidhje me pikën 9, gjykata i shpall të pandehurit me iniciale A. Ç, M.B, A.M dhe A.B të pafajshëm për veprën penale të shpëlarjes së parave.

Të gjitha palët kanë të drejtë ta kundërshtojnë aktgjykimin e shpallur brenda pesëmbëdhjetë ditëve nga momenti që ata e pranojnë atë, dhe në mënyrë specifike në lidhje me aktvendimin e posaçëm mbi paraburgimin dhe masës restriktive të paraqitjes në stacionin policor, ata e kanë të drejtën e njëjtë brenda njëzet e katër orëve të numëruara nga momenti që ata e pranojnë atë. Aktvendimi i veçantë iu është dërguar sot palëve.