PRIZREN: Kryetari i Gjykatës Themelore në Prizren z. Ymer Hoxha, priti sot Kryetarin e Gjykatës Supreme z.Fejzullah Hasanin, Ushtruese e Detyrës së Kryetarit të Gjykatës së Apelit znj.Tonka Berisha, Kryetarin e Gjykatës Themelore të Prishtinës z. Hamdi Ibrahimi, Ushtrues i Detyrës së Kryetarit të Gjykatës Themelore të Mitrovicës z.Ali Kutllovci, Kryetarja e Gjykatës Themelore në Pejë zn. Elmaze Syka, Kryetari i Gjykatës Themelore në Gjakovë Vaton Durguti dhe Kryetarin e Gjykatës Themelore në Ferizaj Bashkim Hyseni.
Në këtë takim të nivelit më të lartë të sistemit të drejtësisë janë diskutuar arritjet dhe sfidat me të cilat përballet gjyqësori i Kosovës, me theks të veqant ishte mendim i përbashkët që edhe më tej duhet dhënë përparësi në vendosjen e lëndëve që lidhen me natyrën korruptive dhe keqpërdorim të autoriteteve dhe pozitës zyrtare.