Në ditën ndërkombëtare të të drejtave të njeriut

Në ditën ndërkombëtare të të drejtave të njeriut

Më 10 Dhjetor 2015, në ditën ndërkombëtare të të drejtave të njeriut, Gjykata Themelore e Prizrenit e mbështetur nga Misioni i OSBE-së

Pjesëmarrës:

–          Gjyqtarë dhe zyrtarja për informim të Gjykatës Themelore të Prizrenit;

–          Prokurorë të Prokurorisë Themelore të Prizrenit;

–          Mbrojtësit e viktimave për Prizren;

–          Avokatë nga Prizreni;

–          Bashkëpunëtorë profesionalë dhe zyrtarë ligjorë nga institucionet e lartpërmendura; dhe

–          Përfaqësues nga Misioni i OSBE-së në Kosovë. 

Përmbledhje:

Më 10 dhjetor 2015, në ditën ndërkombëtare të të drejtave të njeriut, Gjykata Themelore e Prizrenit e mbështetur nga Misioni i OSBE-së në Kosovë mbajti një tryezë të rrumbullakët me gjyqtarë të lëmisë penale dhe civile, prokurorë, avokatë, mbrojtës të viktimave dhe bashkëpunëtorë profesionalë në temën e aprovimit të kërkesave pasurore juridike në kuadër të procedurës penale. Qëllimi i punëtorisë ishte që të ndikohet në përmirësimin e efikasitetit të Gjykatës Themelore të Prizrenit përmes reduktimit të një numri të konsiderueshëm të kërkesave pasurore juridike që mund të gjykohen në kuadër të procedurës penale.Në këtë takim u diskutuan aspekte të ndryshme në lidhje me temën, me çka u nxorën disa përfundime dhe rekomandime konkrete, të përmbledhura si në vijim:

 Prokuroria edhe gjykata duhet të sigurohen që pala e dëmtuar të jetë e informuar siç duhet në lidhje me të drejtat e saj në procedurën penale.

 Gjyqtarët duhet të informojnë mirë të akuzuarit gjatë pranimit të fajësisë se pranimi i fajit bëhet vetëm për veprimin kundërligjor të përshkruar në aktakuzë.

 Përgatitja e mirë e rastit nga prokurori para ngritjes së aktakuzës, përfshirë këtu edhe ekspertizën në lidhje me lartësinë e dëmit do të kontribuonte dukshëm në parandalimin e shtyrjeve të mëvonshme të gjykimit dhe zgjidhje të kërkesës pasurore juridike në suaza të lëndës penale;

 Në aktakuzë nuk mjafton vetëm të shënohet lartësia e dëmit, por duhet që kjo shumë të mbështetet në dëshmi konkrete, – si ekspertizë, faturat ose dëshmi të tjera të cilat do ta bindin gjykatën se kompensimi i kërkuar është real. Kjo shpesh ndodh në rastet në të cilat KEDS-i (KEK-u) është palë e dëmtuar. Vlera e dëmit nuk duhet të mbështetet vetëm në një deklaratë të dhënë nga pala e dëmtuar.

Edhe në qoftë se i dëmtuari nuk është i interesuar apo i pranishëm, prokurori duhet të sigurojë që i dëmtuari të jetë objekt i negociatave dhe marrëveshjes.