Komunikatë për media
PRIZREN- Gjyqtari i Procedurës Paraprake – Departamenti i Përgjithshëm Penal i Gjykatës Themelore të Prizrenit vendosi që ndaj të pandehurit me iniciale G.B. nga Prizreni i caktohet masa e paraburgimi, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprat penale rrezikim i trafikut publik nga neni 378 par.8 lidhur me parag. 6 dhe 1 të KP-së, dhe mosdhënia e ndihmës personit të lënduar në fatkeqësinë e trafikut publik nga neni 382 par.3 lidhur me par.1 të KP-së.
I pandehuri do të mbahet në paraburgim në kohëzgjatje prej 1 (një) muaji, i cili do të llogaritet prej kohës së ndalimit, data 22.08.2015 në ora 01:30 minuta dhe do të zgjasë deri me datën 22.09.2015.
Gjyqtari i Procedurës Paraprake e miratoi kërkesën e Prokurorisë Themelore të Prizrenit e cila kërkoi mbajtjen në paraburgim të pandehurit.
I pandehuri dyshohet për shkelje të Kodit Penal , se me datën 21.08.2015, rrethe orës 22:12 minuta, në rrugën ,,De Rada,, në Prizren, duke mos iu përmbajtur dispozitave të komunikacionit në rrugë, shkel ligjin mbi trafikun publik, rrezikon jetën e njerëzve, në atë mënyrë që duke drejtuar automjetin e markës ,,Seat Leon,, , hynë në tejkalim të një automjeti në shiritin e majt dhe duke tejlakuar del jasht rrugës, ku nga pakujdesia e godet dhe bartë me automjet rreth 29.70 metra këmbësorin – të dëmtuarin A.B I cili është në gjendje të rend dhe ndodhet për trajtim në QKUK në Prishtinë. I pandehuri menjëhes pas shkaktimit të aksidentit është larguar nga vendi I ngjarjes duke mos I ofruar ndihmë të dëmtuarit.