Komunikatë për media

Komunikatë për media

Komunikatë për media

PRIZREN- Gjyqtari  i  Procedurës  Paraprake – Departamenti  i Përgjithshëm Penal   i  Gjykatës Themelore të Prizrenit vendosi që ndaj të pandehurve  me iniciale SH.K.  dhe M.B. që të dy nga  Prizreni , ju caktohet masa e paraburgimit ,për shkak të dyshimit të bazuar se në bashkëkryerje  kanë kryer veprën penale  vjedhje e rëndë nga  neni  327 par.1 nënparag.1.1 lidhur me nenin 31 të KP-së.

 Të   pandehurit   do të mbahet  në paraburgim në kohëzgjatje prej  1 (një) muaji, i cili do të llogaritet prej kohës së ndalimit, data 03.11.2015 nga ora 16:00 dhe do të zgjasë   deri me datën 03.12.2015.

Të   pandehurit dyshohen   për shkelje të Kodit Penal ,  se  me datën 29.10.2015, në kohë të pacaktuar në Prizren në kafiterin ,,Rinia,,, pronë e të dëmtuarit  me iniciale P.A.  në bashkëveprim ia marrin pasurinë e luajtshme tjetrit me qëllim të përvetësimit  të kundërligjshëm për vete,  duke   shfrytëzuar mos prezencën e njerëzve dhe të dëmtuarit me forcë e hapin derën hyrëse të lokalit dhe marrin sende me vlerë.