PRIZREN, 12.03. 2019 – Gjykata Themelore e Prizrenit, Departamenti i Përgjithshëm Penal ka bërë shpalljen e aktgjykimit dënues ndaj të akuzuarit me iniciale D.B. nga Prizreni, për shkak të veprës penale vjedhje e rëndë në tentativë nga neni 327 para.1. lidhur me nenin 28 të KPRK-së. Të akuzuarin me iniciale D.B., nga Prizreni, gjykata e…
PRIZREN, 12.03. 2019 – Gjykata Themelore e Prizrenit, Departamenti i Përgjithshëm Penal ka bërë shpalljen e aktgjykimit dënues ndaj të akuzuarit me iniciale D.B. nga Prizreni, për shkak të veprës penale vjedhje e rëndë në tentativë nga neni 327 para.1. lidhur me nenin 28 të KPRK-së.
Të akuzuarin me iniciale D.B., nga Prizreni, gjykata e ka shpallur fajtor dhe e ka dënuar me dënimin me gjobë në shumën prej 500.00 (pesëqind) euro, si dhe dënimin me burgim në kohëzgjatje prej 1 (një) viti.
Sepse me datën 30.12.2017, në orë të pavërtetuar në rrugën “Xhevdet Berisha” e cila gjendet në Prizren, saktësisht në shtëpinë e të dëmtuarit me iniciale K.K., i pandehuri me iniciale D.B., ka tentuar të vjedhë në shtëpinë e lartcekur, me qëllim që vetes ti sjell dobi pasurore të kundërligjshëm, i njëjti duke shfrytëzuar mos prezencën e askujt në shtëpi, në atë mënyrë i njëjti me anë të kaçavidës dhe me përdorimin e forcës fizike hap derën e hyrjes së oborrit dhe duke tentuar të hap roletën e një dritare, mirëpo nuk mund të hy brenda dhe pastaj largohet pa u vërejtur nga askush.