02.03.2019 – Gjykata Themelore e Prizrenit, Departamenti i Krimeve të Rënda, duke vendosur sipas kërkesës së Prokurorisë Themelore të Prizrenit, ka caktuar masën e paraburgimit në kohë zgjatje prej një (1) muaji ndaj të pandehurit me iniciale L.D. Prizreni, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale, blerja, posedimi, shpërndarja ose shitja…
02.03.2019 – Gjykata Themelore e Prizrenit, Departamenti i Krimeve të Rënda, duke vendosur sipas kërkesës së Prokurorisë Themelore të Prizrenit, ka caktuar masën e paraburgimit në kohë zgjatje prej një (1) muaji ndaj të pandehurit me iniciale L.D. Prizreni, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale, blerja, posedimi, shpërndarja ose shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge nga neni 273 par.1. të KPRK-së. dhe veprës penale, mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve nga neni 374 par.1 të KP. Masa e paraburgimit do të llogaritet prej datës së arrestimit 01.03.2019 e cila do të zgjasë deri me datën 01.04.2019.
Nga shkresat e lëndës rrjedhë dyshim i bazuar se deri më datën 18.01.2019, në Prizren, në shtëpinë e tij ku ka banuar i pandehuri me iniciale L.D. ka mbajtur në posedim me qëllim të vënies në qarkullim dhe shitjes së substancave narkotike të llojit kokainë dhe marihuan, në atë mënyrë që gjatë bastisjes së kësaj shtëpie me urdhër të Gjykatës, Policia ka gjetur një qese najloni me substancë të dyshuar për narkotik të llojit kokainë me peshë prej 25.9 gr. një qese najloni me lëndë të dyshuar narkotik të llojit marihuan me peshë prej 15.6 gram, një qese të vogël me substancë të dyshuar për narkotik të llojit marihuan, me peshë prej 2.2.gram,dy qese najloni me substancë të dyshuar me narkotik të llojit marihuan me peshë prej 98.6 gram, një grinder mulli për bluarjen e marihuanës një pako rizlla, një peshore digjitale me mbishkrim “Constant”, një peshore digjitale me mbishkrim “Q2161” të cilat i ka mbajtur në posedim me qëllim të shitjes, pa autorizimin e organit kompetent.
Deri më datën 18.01.2019 në Prizren në shtëpinë e tij ku ka banuar, në kundërshtim me Ligjin mbi armët e R. Kosovës, ka mbajtur në pronësi dhe posedim pistoletën e tipit “Crvena Zastava” me 6 fishek, të kalibrit 7.56 mm, së bashku me 5 fishek të tjerë për pistoletë të kalibrit të panjohur dhe 6 fishek të armës së gjuetisë, e për të cilat nuk ka pasur autorizim nga organi kompetent.
Deri më datën 18.01.2019 në Prizren i pandehuri me iniciale V.K. ka ofruar për shitje substanca narkotike të llojit marihuan dhe kokainë, në atë mënyrë që ka qenë person kontaktues në mes blerësve dhe shitësit, të pandehurit me iniciale L.D. në atë mënyrë që blerësve nëpërmjet të telefonit u ka siguruar numrin e telefonit të pandehurit me iniciale L.D. dhe i ka vënë në kontakt me të, si dhe ditën e bastisjes së shtëpisë së L.D. është hasur në shtëpinë e të pandehurit me iniciale L.D.
Kurse a do të argumentohen këto fakte do të vlerësohet në fazat e mëtejme të procedurës penale.