PRIZREN – 28.02.2019 – Gjykata Themelore e Prizrenit, Departamenti i Përgjithshëm Penal, duke vendosur sipas kërkesës së Prokurorisë Themelore të Prizrenit, ka caktuar masën e paraburgimit në kohë zgjatje prej një (1) muaji ndaj të pandehurit me iniciale M.SH. nga fshati Sërbicë e Epërme, Komuna e Prizrenit, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale, kanosje nga neni 185 par.2. dhe veprës penale sulmi nga neni 187 par.3 lidhur me parag. 1 të KPRK-së. Masa e paraburgimit do të llogaritet prej datës së arrestimit 27.02.2019 e cila do të zgjasë deri me datën 27.03.2019.
Nga shkresat e lëndës rrjedhë dyshim i bazuar se në ditën kritike me datë 26.02.2019, rreth orës 15:55, në fshatin Sërbicë e Epërme, Komuna e Prizrenit, e kanos personin tjetër të dëmtuarën – bashkëshorten së tij Selvije Demën, pa pëlqimin e saj dhe ate fillimisht ka tentuar ta godas në barkë, e cila është shtatzënë por pasi që nuk ka arritur, e ka kapur një thikë dore duke e kanosur që të dal nga shtëpia, me ç’rast ka mbyllur dyert, ka marr telefonin duke i thënë që të largohet nga shtëpia pasi që kishte gjetur një grua tjetër dhe dëshiron të martohet me të, me çka tek e dëmtuara ka shkaktuar ndjenjën e ankthit, frikës dhe pasigurisë, po ashtu i njëjti më datën 24.02.2019, në kohë të pa caktuar në fshatin Sërbicë e Epërme Komuna e Prizrenit, saktësisht në shtëpinë e përbashkët familjare, me dashje e përdor forcën ndaj të dëmtuarës – bashkëshortes shtatëzën dhe atë duke e goditur në pjesë të ndryshme të trupit, e me këtë janë plotësuar kushtet ligjore nga neni 187 par.1 nën par.1.1 të Kodit të Procedurës Penale të Republikës së Kosovës (KPPRK-së) për caktimin e masës së paraburgimit, kurse a do të argumentohen këto fakte do të vlerësohet në fazat e mëtejme të procedurës penale.