PRIZREN – 25.02.2019 – Gjykata Themelore e Prizrenit, Departamenti i Përgjithshëm Penal, duke vendosur sipas kërkesës së Prokurorisë Themelore të Prizrenit, ka caktuar masën e paraburgimit në kohë zgjatje prej një (1) muaji ndaj të pandehurit me iniciale XH.A. nga Tirana, Republika e Shqipërisë, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale,…
PRIZREN – 25.02.2019 – Gjykata Themelore e Prizrenit, Departamenti i Përgjithshëm Penal, duke vendosur sipas kërkesës së Prokurorisë Themelore të Prizrenit, ka caktuar masën e paraburgimit në kohë zgjatje prej një (1) muaji ndaj të pandehurit me iniciale XH.A. nga Tirana, Republika e Shqipërisë, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale, vjedhje e rëndë nga neni 327 par.1.nën par. 1.1. lidhur me nenin 28 të KPRK-së. Masa e paraburgimit do të llogaritet prej datës së arrestimit 23.02.2019 e cila do të zgjasë deri me datën 23.03.2019.
Nga shkresat e lëndës rrjedhë dyshim i bazuar se në ditën kritike me datën 23.03.2019 rrethe orës 02:40, në Prizren në rrugën “Avni Rrustemi” , me qëllim të përvetësimit të kundërligjshëm për vete, ia merr pasurinë e të dëmtuarës me iniciale G.A. në atë mënyrë që duke kapërcyer pengesat, hynë në shtëpinë e të dëmtuarës, mirëpo vërehet nga e dëmtuara dhe i pandehuri largohet nga vendi i ngjarjes, e me këtë janë plotësuar kushtet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit, kurse a do të argumentohen këto fakte do të vlerësohet në fazat e mëtejme të procedurës penale.