Prizren – Në Gjykatën Themelore të Prizrenit , me degët Suharekë dhe Dragash, kanë përfunduar praktikën njëvjeçare gjashtëdhjetë ( 60) kandidat të cilët kanë kryer punë vullnetare në Gjykatë.
Kryetari i Gjykatës Themelore të Prizrenit, z. Ymer Hoxha ka pritur sot në takimin falënderues praktikantët e Gjykatave, të cilët përfunduan praktikën njëvjeçare. Kryetari i ka falënderuar për vullnetin dhe punën e palodhshme që kanë treguar gjatë një viti.
“Ne jemi të kënaqur me angazhimin e juaj për gjatë një viti në gjykatën tonë. Unë besoj se njohurit dhe eksperiencat e fituara gjatë një viti do t’iu ndihmojnë në ndërtimin e një karriere të suksesshme në fushën e drejtësisë”.
Të gjithë kandidatët u pajisen me certifikata nga Gjykata Themelore e Prizrenit.