seanca e improvizuar nga praktikantët e gjykatës

seanca e improvizuar nga praktikantët e gjykatës

  PRIZREN – 30.01.2019 – Praktikantët e Gjykatës Themelore të Prizrenit e mbajtën një seancë të improvizuar e organizuar nga gjyqtari i Krimeve të Rënda Skender Çoçaj, si dhe nën mbështetjen e Kryetarit të kësaj gjykate Ymer Hoxha. Kjo seancë u mbajt me datën 30.01.2019, në sallën nr.1 të kësaj gjykate, fillimisht në ora 11:00….

 

PRIZREN – 30.01.2019 – Praktikantët e Gjykatës Themelore të Prizrenit e mbajtën një seancë të improvizuar e organizuar nga gjyqtari i Krimeve të Rënda Skender Çoçaj, si dhe nën mbështetjen e Kryetarit të kësaj gjykate Ymer Hoxha.

Kjo seancë u mbajt me datën 30.01.2019, në sallën nr.1 të kësaj gjykate, fillimisht në ora 11:00.
Trupi gjykues i seancës së improvizuar ishte i përberë nga Leonit Çoçaj, kryetari e trupit gjykues, Arba Gunga, dhe Rihane Ramadani anëtar të trupit gjykues, në rolin e prokurorit të shtetit ishte caktuar Almedina Temo, në rolin e mbrojtësve ishin Rinard Pulaj dhe Florentina Kadriaj, ndërsa të akuzuar ishin Jakup Berisha dhe Blerim Gashi, si dëshmitar të rastit ishin Delvina Ajazaj, dhe e dëmtuara Elira Vorfaj në këtë seance ishte e caktuar edhe në cilësinë e dëshmitares.

Të akuzuarit ngarkohen për veprën penale grabitje nga neni 329 parg.1 lidhur me nenin 31 të KPRK-së.

Pas përfundimit të kësaj seance, Kryetari i Gjykatës i përgëzoj praktikantët e kësaj gjykate, për punën profesionale që treguan gjatë mbajtjes së seancë të improvizuar dhe iu uroj suksese të mëtutjeshme në karrierën e tyre profesionale.