REPUBLIKA E KOSOVËS REPUBLIKA KOSOVA – REPUBLIC OF KOSOVO |
GJYKATA THEMELORE NË PRIZREN OSNOVNI SUD U PRIZRENU – BASIC COURT OF PRIZREN |
KOMUNIKATË PËR MEDIA
DATA: 23.01.2019
Gjykata Themelore e Prizrenit shpalli aktgjykim dënues
PRIZREN, 23.01. 2019 – Gjykata Themelore e Prizrenit, Departamenti i Përgjithshëm Penal ka bërë shpalljen e aktgjykimit dënues ndaj të akuzuarve me iniciale D.H. dhe S.Z që të dy nga Prizreni, për shkak se kanë kryer veprën penale vjedhje nga neni 325 para.1 të KPRK-së.
Pas pranimit të fajësisë nga ana e të akuzuarve me iniciale D.H. dhe S.Z. nga Prizreni, gjykata i ka shpallur fajtor dhe i ka dënuar, të akuzuarin me iniciale D.H.me dënimin me gjobë në shumën prej 500 (pesëqind ) euro, si dhe dënimin me burgim në kohëzgjatje prej 1 (një) viti, ndërsa të akuzuarin me iniciale S.Z. me dënim me gjobë në shumën 300 (treqind) euro.
Sepse me datën 31.08.2016,rrethe orës 06:00, në Prizren, në shtëpinë e të dëmtuarës me iniciale S.I. , personi tjetër ia merr pasurin me qëllim të përvetësimit të kundërligjshëm për vete apo për personin tjetër, në atë mënyrë që shfrytëzon momentin e volitshëm, derisa e dëmtuara ka qenë në gjumë bashkë me fëmijët e saj, i pandehuri i afrohet shtëpisë së të dëmtuarës dhe hynë brenda përmes dritares së sallonit e cila kishte qenë e hapur, duke kontrolluar nëpër shtëpi, nga aty merr dy telefona në vlerë prej 440 euro dhe një tabletë në vlerë prej 180 euro, dhe largohen nga vendi i ngjarjes, me ç’rast të dëmtuarës i shkakton dëme të konsiderueshme materiale, ndërsa i akuzuari me iniciale S.Z. në fillim të muajit shtator të vitit 2019, në orët e pavërtetuara, në Prizren blen, pranon sendin për të cilin ka mundur ta dije se është përfituar me kryerjen e veprës penale në atë mënyrë që nga i pandehuri me iniciale D.H., blen një telefon dhe një tabletë në shumën prej 50 euro, të cilat ishin pronë e të dëmtuarës iniciale S.I.