PRIZREN – Gjykata Themelore e Prizrenit, Departamenti i Përgjithshëm Penal, ka caktuar masën e arrestit shtëpiak duke refuzuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Prizrenit, për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj të pandehurit me iniciale O.I. nga Prizreni, në kohëzgjatje prej një (1) muaji, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprat penale, kanosje nga neni 185 para.4. të KPRK-së, dhe veprës penale mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve nga neni 374 parg.1 të KPRK-së. Masa e arrestit shtëpiak do të llogaritet prej datës së arrestimit 18.01.2019 dhe do të zgjasë deri më datën 18.02.2019.
Nga shkresat e lëndës rrjedhë dyshim i bazuar se me datën 16.01.2019, rrethe orës 03:00 në parkingun e restorantit “Kristal” i cili gjendet në fshatin Landovicë – Komuna e Prizrenit, më përdorim të armës me qëllim të frikësimit ose të shkaktimit të ankthit, ndaj të dëmtuarve me iniciale A.Ç, nga Prizreni dhe V.D. nga fshati Korishë, Komuna e Prizreni, seriozisht kanos të dëmtuarit e lartpërmendur, në atë mënyrë që fillimisht, pas një mosmarrëveshje verbale me të dëmtuarit me iniciale A.Ç. dhe R.S., dalin jashtë lokalit në fjalë, e vazhdojnë konfrontimin verbal dhe për një moment i pandehuri e nxjerr pistoletën dhe ia drejton të dëmtuarve, duke i shkaktuar këtyre të fundit ankth, frik dhe pasiguri, me datën e njëjtë rrethe orës 22:00, në Prizren i pandehuri me iniciale O.I. seriozisht kanos të dëmtuarin me iniciale R.S nga Dragashi me privim nga jeta, në atë mënyrë që pas disa mosmarrëveshje të shpeshta ndërmjet tyre të cilat kanë filluar nga data 16.01.2019 pasi të njëjtit janë bashkëpunëtor të restorantit “Xheki”, të njëjtin e merr në telefon i drejtohet me fjalë kërcënuese, duke i shkaktuar të dëmtuarit frik ankth dhe pasiguri.
Se a do të argumentohen këto fakte do të vlerësohet në fazat e mëtejme të procedurës penale.