PRIZREN – 14.01.2019 – Gjykata Themelore e Prizrenit, Departamenti i Krimeve të Rënda, duke vendosur sipas kërkesës së Prokurorisë Themelore të Prizrenit, ka caktuar masën e arrestit shtëpiak ndaj të pandehurit me iniciale R.A. nga Prizreni, në kohëzgjatje prej një (1) muaji, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale, blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge nga neni 273 para.1 të KPRK-së. Masa e arrestit shtëpiak do të llogaritet prej datës së arrestimit 11.01.2019 e cila do të zgjasë deri më datën 11.02.2019.
Nga shkresat e lëndës rrjedhë dyshim i bazuar se me datën 11.01.2019, rrethe orës 19.40 minuta, me rastin e bastisjes së shtëpisë së të pandehurit në Prizren është hasur në posedim të substancave të dyshuar narkotike, të cilat me rastin e kontrollit në podrumin e shtëpisë së tij janë gjetur, një çantë krahu lëkure me ngjyrë kafe, ku kishte substanca të dyshuar narkotike të llojit marihuan në peshë prej 466.97 gr. , 6 (gjashtë) qese të vogla plastike me substanca të dyshuar narkotike të llojit marihuan në peshë prej 20.32 gr, një qese plastike me substanca të dyshuar narkotike të llojit marihuanë në peshë prej 100.2 gr. të gjitha këto substanca në peshë të përgjithshme prej 587.49 gr. dhe një peshore.
Se a do të argumentohen këto fakte do të vlerësohet në fazat e mëtejme të procedurës penale.