PRIZREN – 09.01.2019 – Gjykata Themelore e Prizrenit, Departamenti i Përgjithshëm Penal, duke vendosur sipas kërkesës së Prokurorisë Themelore të Prizrenit, ka caktuar masën e paraburgimit në kohë zgjatje prej një (1) muaji ndaj të pandehurit me iniciale M.H. nga fshati Kodrali, Komuna e Deçanit, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën…
PRIZREN – 09.01.2019 – Gjykata Themelore e Prizrenit, Departamenti i Përgjithshëm Penal, duke vendosur sipas kërkesës së Prokurorisë Themelore të Prizrenit, ka caktuar masën e paraburgimit në kohë zgjatje prej një (1) muaji ndaj të pandehurit me iniciale M.H. nga fshati Kodrali, Komuna e Deçanit, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale, ngacmimi nga neni 186 para.2 lidhur me paragrafin 1 të KPRK-së. Masa e paraburgimit do të llogaritet prej datës së arrestimit 08.01.2019 e cila do të zgjasë deri me datën 08.02.2019.
Nga shkresat e lëndës rrjedhë dyshim i bazuar se nga data e pavërtetuar e gjerë më datën 04.01.2018,në Prizren, në rrugën e “Zanave” përfshihet në sjellje të vëmendjes së vazhdueshme dhe të padëshirueshme, ose komunikon me qëllim të ngacmimit, frikësimit, lëndimit apo vrasjes së dëmtuarës me iniciale A.B. dhe gjatë këtyre veprimeve të dëmtuarën e vë nën frikë të arsyeshme nga vdekja ose nën shqetësim të madh emocional, në atë mënyrë i pandehuri në vazhdimësi dhe me datën 04.11.2018 e thirre në telefon të dëmtuarën nga numri i tij i telefonit e kanos me fjalë “ unë gjallë e ti jo me pas pune me dike tjetër tash vij në Kosovë ki me pa se çka ka me të gjete” vazhdon ta mbaj në sjellje të vëmendjes së vazhdueshme si dhe komunikon nëpërmjet telefonit me të dëmtuarën për të vë të dëmtuarën nën shqetësim të madh emocional.
Se a do të argumentohen këto fakte do të vlerësohet në fazat e mëtejme të procedurës penale.