Konferenca përmbyllëse për vitin 2018

Konferenca përmbyllëse për vitin 2018

Gjykata Themelore e Prizrenit sot mbajti konferencën me media ku u prezantua raporti i punës vjetore për vitin 2018 të kësaj gjykate. Kryetari Ymer Hoxha gjatë prezantimit të raportit të punës për gjykatën ka njoftuar për zvogëlimin e numrit të lëndëve të bartura, të kryera për vitin 2018.

Gjykata Themelore në Prizren

Lëndë të trashëguara në fillim të vitit 2018 – 17597

Lëndë të ardhura janar-nëntor të vitit 2018 – 24938

Gjithsej lëndë në punë janar-nëntor të vitit 2018 – 42535 
Lëndë të kryera janar-nëntor të vitit 2018 – 26379
Lëndë të mbetura deri në fund të muajit nëntor të vitit 2018 – 16156

Gjykata Themelore në Prizren Dega në Suharekë

Lëndë të trashëguara në fillim të vitit 2018 – 7871
Lëndë të ardhura janar-nëntor të vitit 2018 – 4552
Gjithsej, lëndë në punë janar-nëntor të vitit 2018 – 12423
Lëndë të kryera janar-nëntor të vitit 2018 – 5343
Lëndë të mbetura deri në fund të muajit nëntor të vitit 2018
-7080.

Gjykata Themelore në Prizren Dega në Dragash

Lëndë të trashëguara në fillim të vitit 2018 – 1389 
Lëndë të ardhura janar-nëntor të vitit 2018 – 3377
Gjithsej, lëndë në punë janar-nëntor të vitit 2018 – 4766

Lëndë të kryera janar – nëntor të vitit 2018 – 3348
Lëndë të mbetura deri në fund të muajit nëntor të vitit 2018 
-1418.

Këto tabela janë tregues i rezultateve të reformave të cilat janë ndërmarr në gjykatën Themelore 
të Prizrenit si dhe degët e saj Suharekë dhe Dragash gjatë vitit 2018.
Edhe pse gjykata vazhdon të veproj me kapacitete të kufizuara, efikasiteti i gjyqtarëve gjatë vitit 2018 në përqindje ka qenë – Gjykata Themelore e Prizrenit me 105.04%, Gjykata Themelore në Prizren dega Suharekë me 117.38%, Gjykata Themelore në Prizren dega në Dragash me 99.14% që është dëshmi e përkushtimit të gjyqtarëve dhe stafit administrativ të gjykatës Themelore në Prizren së bashku me degët.

Sipas Kryetarit të kësaj gjykate, gjykata vazhdon të ketë nevojë edhe për gjyqtarë shtesë, për bashkëpunëtor profesional, për përkthyes, për rritjen e numrit të stafit administrativ, si dhe nevoja për një objekt te ri te gjykatës, për shkak te hapësirës se pamjaftueshme, në atë mënyrë që të shtohet niveli i efikasitetit kësaj gjykatë. Gjatë periudhës raportuese Gjykata ka bashkëpunuar ngushtë me mediat, OSBE-në, policinë prokurorin si dhe me Organizatat Joqeveritare.