PRIZREN – 19.12.2018 – Gjykata Themelore e Prizrenit, Departamenti për Krime të Rënda, duke vendosur sipas kërkesës së Prokurorisë Themelore të Prizrenit, ka caktuar masën e paraburgimit në kohë zgjatje prej një (1) muaji ndaj të pandehurit me iniciale J.L. nga fshati Bardhoc, Komuna e Kukësit, R. Shqipërisë, për shkak të dyshimit të bazuar se…
PRIZREN – 19.12.2018 – Gjykata Themelore e Prizrenit, Departamenti për Krime të Rënda, duke vendosur sipas kërkesës së Prokurorisë Themelore të Prizrenit, ka caktuar masën e paraburgimit në kohë zgjatje prej një (1) muaji ndaj të pandehurit me iniciale J.L. nga fshati Bardhoc, Komuna e Kukësit, R. Shqipërisë, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale, lëndim i rëndë trupor nga neni 189 para.5. lidhur me para.2 nën para. 2.1 të KPRK-së, Masa e paraburgimit do të llogaritet prej datës së arrestimit 17.12.2018 e cila do të zgjasë deri me datën 16.01.2019.
Për shkak të dyshimit të arsyeshëm se personit tjetër i shkakton lëndim të rëndë trupor me mjet të rrezikshëm, në atë mënyrë që me datën 20.10.2018, rrethe orës 13.23 minuta, te parkingu i Qendrës Tregtare ”Abi”, në Prizren, deri sa ishte parkuar në parking me automjetin “Audi” , i afrohet automjetit të tipit “Audi”, ku gjendet i dëmtuari me iniciale J.V. dhe pas një mosmarrëveshje dhe fjalosje që kishin ndërmjet tyre fillimisht largohet nga i dëmtuari, ky i fundit serish shkon pas të pandehurit të cilin përsëri e sulmon fizikisht, atëherë i pandehuri me një mjet të mprehtë –thikë e godet disa herë të dëmtuarin me iniciale J.V. dhe largohet nga vendi i ngjarjes me ç’rast të njëjtit i kishte shkaktuar lëndim të rëndë trupore që ka rezultuar me rrezikim të jetës në momentin e shkaktimit.
KURSE a do të argumentohen këto fakte do të vlerësohet në fazat e mëtejme të procedurës penale.