Një (1) muaj paraburgim për të dyshuarin nga Prizreni

Një (1) muaj paraburgim për të dyshuarin nga Prizreni

PRIZREN – 07.12.2018 – Gjykata Themelore e Prizrenit, Departamenti i Përgjithshëm Penal, duke vendosur sipas kërkesës së Prokurorisë Themelore të Prizrenit, ka caktuar masën e paraburgimit në kohë zgjatje prej një (1) muaji ndaj të pandehurit me iniciale P.D. nga Prizreni, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale detyrim, nga neni 340 para.1. lidhur me nenin 31 dhe 28 të KPRK-së. Masa e paraburgimit do të llogaritet prej datës 05.12.2018 e cila do të zgjasë deri me datën 05.01.2019.

Sepse me datën 03-05.12. 2018 në Prizren, të pandehurit me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore për vete ose personin tjetër, e kanosin seriozisht për të detyruar personin tjetër – të dëmtuarin me iniciale Z.Q., të kryej apo të mos kryej ndonjë veprim në dëm të pasurisë së tij, në atë mënyrë që fillimisht i kërkojnë shumën në vlerë prej 2.000 (dymijë) euro, gjoja për shkak të një borxhi që i dëmtuari i kishte të pandehurve, më pas i dërgojnë mesazhe kërcënuese përmes telefonit, të cilin e posedon i pandehuri me iniciale P.D., duke e kërcënuar me fjalë, e me që i dëmtuari nuk del në takim, përsëri i dërgojnë mesazhe kërcënuese.