Një (1) muaj paraburgim për të dyshuarin nga Prizreni

Një (1) muaj paraburgim për të dyshuarin nga Prizreni

PRIZREN – 13.11.2018 – Gjykata Themelore e Prizrenit, Departamenti i Përgjithshëm Penal, duke vendosur sipas kërkesës së Prokurorisë Themelore të Prizrenit, ka caktuar masën e paraburgimit në kohë zgjatje prej një (1) muaji ndaj të pandehurit me iniciale D.H. nga Prizreni, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale kanosje, nga neni 185 para.3 i KPRK-së. Masa e paraburgimit do të llogaritet prej datës 11.11.2018 e cila do të zgjasë deri me datën 11.12.2018.

Me datën 11.11.2018, rrethe orës 13:36 minuta, në Prizren në sheshin Shatërvan, seriozisht e kanos personin zyrtar lidhur me punën apo me pozitën e tij, në atë mënyrë që i pandehuri pasi që ka shkuar në lokalin “Corner Bar”, i shqetëson qytetarët, aty paraqiten zyrtarët policor, derisa zyrtari policor me iniciale H.B. është munduar ta vë nën kontroll dhe ta prangos të pandehurin, i njëjti zyrtarin policor gjatë veprimeve të tija zyrtare e kanosë me fjalë ofenduese si dhe e sulmon fizikisht.