PRIZREN – Gjykata Themelore e Prizrenit, Departamenti për Krime të Rënda, duke vendosur sipas kërkesës së Prokurorisë Themelore të Prizrenit, në raport me procedurën e ekstradimit në bazë të dispozitës së nenit 21 dhe 22 të Ligjit mbi bashkëpunimin Juridik Ndërkombëtar 04/L-31 lidhur me nenin 187 par.1 nën para.1.1 dhe 1.2 pika 1.2.1 të KPPK-së ,ka caktuar masën e paraburgimit në kohë zgjatje prej dyzet (40) ditëve ndaj të pandehurit me iniciale D.ZH. nga Berati, Republika e Shqipërisë, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprat penale trafikim me njerëz, shfrytëzimi seksual, prostitucion si dhe pastrim parash, i kërkuar sipas autoritetit të Republikës së Francës, vepra këto të parapara edhe me KPRK-së. . Masa e paraburgimit do të llogaritet prej momentit të arrestimit datë 24.09.2018 nga ora 07:30 minuta dhe do të zgjasë deri më datën 03.11.2018.