Një (1) muaj paraburgim për të dyshuarin nga Prizreni

Një (1) muaj paraburgim për të dyshuarin nga Prizreni

PRIZREN – Gjykata Themelore e Prizrenit, Departamenti i Përgjithshëm Penal, duke vendosur sipas kërkesës së Prokurorisë Themelore të Prizrenit, ka caktuar masën e paraburgimit në kohë zgjatje prej një (1) muaji ndaj të pandehurit me iniciale V.S. nga Prizreni, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale lëndim i rëndë trupor në…

PRIZREN – Gjykata Themelore e Prizrenit, Departamenti i Përgjithshëm Penal, duke vendosur sipas kërkesës së Prokurorisë Themelore të Prizrenit, ka caktuar masën e paraburgimit në kohë zgjatje prej një (1) muaji ndaj të pandehurit me iniciale V.S. nga Prizreni, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale lëndim i rëndë trupor në bashkëkryerje nga neni 189 par.1 lidhur me nenin 31 të KPRK-së. Masa e paraburgimit do të llogaritet prej momentit të arrestimit datë 19.09.2018 nga ora 03:45 dhe do të zgjasë deri më datën 19.10.2018.

Sepse me datë 16.07.2018, rrethe orës 19:50 minuta, në Prizren, në rrugën ,,Flamuri,,, i shkakton së bashku me të pandehurin me iniciale Y.G. i cili gjendet në arrati, lëndim të rënda trupore të dëmtuarit me iniciale E.K., në atë menytë që i pandehuri V.S., duke drejtuar automjetin e markës “Golf”, gjatë përball kalimit me automjetit të markës ,,BMW X6,, të cilën e drejtonte i dëmtuari me iniciale E.K., pa arsye fillojnë të fjalosen mes veti, ku të pandehurit zbresin nga automjeti, fillojnë të fjalosen me të dëmtuarin i cili gjithashtu del nga automjeti e më pas e godasin me grusht si dhe me një shufër metalike si pasoj e së cilës i dëmtuari pëson lëndime të rënda trupore të përshkruara si në raportin mjekësor të Qendrës Emergjente të Spitalit Regjional në Prizren.