Paqëruajtësit Gjerman – Ekipet për Ndërlidhje dhe Monitorim LMT,të KFOR-it vizituan Gjykatën Themelore te Prizrenit

Paqëruajtësit Gjerman – Ekipet për Ndërlidhje dhe Monitorim LMT,të KFOR-it vizituan Gjykatën Themelore te Prizrenit

Me datën 19.09.2018, në orën 13:00 , Paqeruajtësit Gjerman – Ekipet për ndërlidhje dhe Monitorim LMT të KFOR –it ,Capt. R.Jaeger dhe 2LT L.Sutter, me seli në Prizren, vizituan Gjykatën Themelore të Prizrenit me ç’rast u pritën nga Zyrtarja për Informim Publik e kësaj gjykate Afërdita Kicaj. Qëllimi i këtij takimi ishte njohja më për së afërmi me mbarëvajtjen e punës së kësaj gjykate, me seancat që procedohen në gjykatë, bashkëpunimin me institucionet e tjera të drejtësisë, transparencën e gjykatës, u njoftuan me punën e zyrës për informim publik, qasjen e qytetarëve brenda në gjykatë si dhe u pajisen me buletinin informativ “Gjykatë e Hapur” në të cilin përfshihen aktivitetet e gjykatës.