PRIZREN, 07.09. 2018 – Gjykata Themelore e Prizrenit, Departamenti i Përgjithshëm Penal ka bërë shpalljen e aktgjykimit dënues ndaj të akuzuarit me iniciale P.P. nga fshati Velezhë, Komuna e Prizrenit për shkak të veprës penale vjedhje e rëndë nga neni 327 para.1 nën par.1.1. të KPRK-së.
Të akuzuarin me iniciale P.P. , gjykata e ka shpallur fajtor dhe e ka dënuar me dënimin me burgim efektiv në kohëzgjatje prej 3 (tre) vite, si dhe dënimin me gjobë në shumën prej 300 (treqind ) euro.
Sepse me datën 27.09.2017, rrethe orës 22:05 minuta, në afërsi të fshatit Sërbicë e Epërme, Komuna e Prizrenit, saktësisht në objektin e Kompanisë “Sed Tours”, pronë e të dëmtuarit me iniciale Z.G. i pandehuri në bashkëveprim edhe me të dyshuar tjerë ende të pa identifikuar, i merr pasurin e luajtshme tjetrit me qëllim të përvetësimit të kundërligjshëm për vete, në atë mënyrë i pandehuri shfrytëzon kohën e natës shkon në objektin e Kompanisë “Sed Tours”, ofrohen tek mjetet e punës-kamionët, duke përdor forcën thyejnë kapakët e rezervuarve të cilët kanë qenë të mbyllur me qelës, nga aty marrin naftë të cilat i kanë vendosur në bidonë, aty vërehen nga roja i objektit të Kompanisë i cili u vihet pas të pandehurit dhe të dyshuarve tjerë, në atë momente i pandehuri P.P shtënë me armë zjarri në drejtim të dëshmitarit, dhe arrin të largohet nga vendi i ngjarjes.