PRIZREN – 05.09.2018 – Gjykata Themelore e Prizrenit, Departamenti i Përgjithshëm Penal, duke vendosur sipas kërkesës së Prokurorisë Themelore të Prizrenit, ka caktuar masën e paraburgimit në kohë zgjatje prej një (1) muaji ndaj të pandehurve me iniciale F.M. dhe K.T. që të dy nga Prizreni, për shkak të dyshimit të bazuar se në bashkëkryerje ka kryer veprën penale vjedhje e rëndë nga neni 327 par.1 nën para.1.1. e lidhur me nenin 31 të KPRK-së. Masa e paraburgimit do t’iu llogaritet prej momentit të arrestimit datë 03.09.2018 nga ora 12:15 minuta dhe do të zgjasë deri më datën 03.10.2018.
Sepse me datën 03.09.2018, rrethe orës 01:15 minuta, në Prizren i dyshuari në bashkëpunim dhe koordinim të veprimeve me të miturin me iniciale K.TH. ,duke shfrytëzuar rrethanat e orëve të vona, me qëllim të përvetësimit të kundërligjshëm për vete apo personin tjetër, natën kritike tentojnë për të depërtuar me forcë në veturën e cila ishte e parkuar në parkingun e banesave e tipit ,,Citroen2,, , i dyshuari ka depërtuar në hapësirat e brendshme të veturës duke tentuar që ta ndez, ndërsa i mitur ka bërë roje, duke e siguruar vendin e ngjarjes, derisa rasti është lajmëruar tek personat zyrtar të cilit arrin që ta arrestojnë të dyshuarin.