PRIZREN – 05.09.2018 – Gjykata Themelore e Prizrenit, Departamenti i Përgjithshëm Penal, duke vendosur sipas kërkesës së Prokurorisë Themelore të Prizrenit, ka caktuar masën e paraburgimit në kohë zgjatje prej një (1) muaji ndaj të pandehurve me iniciale F.M. dhe K.T. që të dy nga Prizreni, për shkak të dyshimit të bazuar se në bashkëkryerje ka kryer veprën penale vjedhje e rëndë nga neni 327 par.1 nën para.1.1. e lidhur me nenin 31 të KPRK-së. Masa e paraburgimit do t’iu llogaritet prej momentit të arrestimit datë 01.09.2018 nga ora 04:00 minuta dhe do të zgjasë deri më datën 01.10.2018.
Sepse me datën 01.09.2018, rrethe orës 03:20 minuta, në bastoren sportive ,,EuroFutball,, pronë e të dëmtuarit me iniciale S.S. të dyshuarit në koordinim dhe bashkëpunim të veprimeve në mes veti, duke shfrytëzuar rrethanat e orëve të vona të natës me qëllim të përvetësimit të kundërligjshëm për veti apo personin tjetër, duke e përdorur forcën kanë hapur derën e lokalit përmes kaçavidës prej nga kanë depërtuar në hapësirat e lokalit, dhe kanë marrë arkën e plastikës në një shumë të konsiderueshëm parash dhe janë larguar nga vendi në një drejtim të panjohur.