PRIZREN – 04.09.2018 – Gjykata Themelore e Prizrenit, Departamenti i Përgjithshëm Penal, duke vendosur sipas kërkesës së Prokurorisë Themelore të Prizrenit, ka caktuar masën e paraburgimit në kohë zgjatje prej një (1) muaji ndaj të pandehurit me iniciale A.K. nga Prizreni, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale lëndim i lehtë trupor nga neni 188 par.3 lidhur me para.1. të KPRK-së. Masa e paraburgimit do të llogaritet prej momentit të arrestimit datë 31.08.2018 nga ora 23:04 minuta dhe do të zgjasë deri më datën 30.09.2018.
Sepse me datën 31.08.2018, në shtëpinë e tyre të përbashkët e cila gjendet në Prizren, i pandehuri dyshohet se i ka shkaktuar lëndim të lehtë trupore të dëmtuarës (bashkëshortes) me iniciale F.K. për shkak të problemeve familjare motiveve të ulëta të xhelozisë, i dyshuari fillimisht e kishte lidhur të dëmtuarën dhe më pas ka përdorur dhunë duke i shkaktuar lëndime trupore.
Sipas gjykatës caktimi i paraburgimit është tani për tani i domosdoshëm dhe i arsyeshëm pasi që të dy jetojnë dhe punojnë në botën e jashtme përkatësisht në shtetin e Zvicrës, tani të njëjtit bashkërisht në muajin korrik kanë ardhur për pushime në Kosovë andaj po të mbetet në liri mund të dëmtoj, asgjësoj provat dhe do të ndikoj tek dëshmitarët si dhe pjesëmarrësit tjerë.
Kundër këtij vendimi pala e pakënaqur ka të drejtë ankese në afat prej 24 orëve, përmes kësaj gjykate, Gjykatës së Apelit në Prishtinë.