PRIZREN – 29.08.2018 – Gjykata Themelore e Prizrenit, Departamenti i Përgjithshëm Penal, duke vendosur sipas kërkesës së Prokurorisë Themelore të Prizrenit, ka caktuar masën e paraburgimit në kohë zgjatje prej një (1) muaji ndaj të pandehurit me iniciale L.B. nga Prizreni, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale sulm ndaj personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrave zyrtare nga neni 410 par.2 lidhur me para.1 të KPRK-së. Masa e paraburgimit do të llogaritet prej momentit të arrestimit datë 27.08.2018 nga ora 14:00 dhe do të zgjasë deri më datën 27.09.2018.
Sepse me datën 27.08.2018 rrethe orës 13:55 minuta, në Prizren, n; rrugën “Ismajl Kryeziu” Arbanë, i dyshuari seriozisht i kanos dhe sulmon zyrtarët policor – të dëmtuarit me iniciale R.TH. dhe L.TH, të cilëve u shkakton lëndime trupore si pasojë e të cilave zyrtarët policor (të dëmtuarit)kanë kërkuar trajtim mjekësor pran Spitalit Rajonal në Prizren “Emergjenca”, të cilët ishin në pikë kontrolli sipas detyrës zyrtare, lidhur me sigurinë e përgjithshme dhe ruajtjen e rendit publik.