Një (1) muaj paraburgim për të dyshuarin nga Fieri, Republika e Shqipërisë

Një (1) muaj paraburgim për të dyshuarin nga Fieri, Republika e Shqipërisë

PRIZREN – 28.08.2018 – Gjykata Themelore e Prizrenit, Departamenti i Përgjithshëm Penal, duke vendosur sipas kërkesës së Prokurorisë Themelore të Prizrenit, ka caktuar masën e paraburgimit në kohë zgjatje prej një (1) muaji ndaj të pandehurit me iniciale G.M. nga Fieri, Republika e Shqipërisë, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale sulm ndaj personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrave zyrtare nga neni 410 par.1 të KPRK-së, Masa e paraburgimit do të llogaritet prej momentit të arrestimit datë 27.08.2018 nga ora 04:20 minuta dhe do të zgjasë deri më datën 27.09.2018.

Sepse me datën 27.08.2018 rrethe orës 01:50 minuta, saktësisht në Stacionin Policor në Prizren, i pandehuri me iniciale G.M. me dashje sulmon ose kanos seriozisht personat zyrtarë përkatësisht policët – të dëmtuarit me iniciale A.S. dhe A.A, në atë mënyrë që pasi i pandehuri ishte ftuar për intervistim në polici lidhur me një raste kanosje dhe pas njoftimit nga ana e zyrtarëve policor se i njëjti duhet të qëndrojë në stacion policor për 6 orë, i njëjti i revoltuar me njoftimin niset për të dal jashtë stacionit policor duke mos iu bindur urdhrave dhe gjatë kërkesës së zyrtarëve policor për tu kthyer brenda në stacion policor i njëjti fillon ti shtyjë dhe i godet zyrtarët policor.