PRIZREN – 28.08.2018 – Gjykata Themelore e Prizrenit, Departamenti i Përgjithshëm Penal, duke vendosur sipas kërkesës së Prokurorisë Themelore të Prizrenit, ka caktuar masën e paraburgimit në kohë zgjatje prej një (1) muaji ndaj të pandehurit me iniciale F.T. nga Qepini, Republika e Kroacisë, për shkak të dyshimit të bazuar ka kryer veprën penale rrezikim i trafikut publik nga neni 378 par.9 lidhur me para.6 lidhur me parag.2 të KPRK-së, Masa e paraburgimit do të llogaritet prej momentit të arrestimit datë 26.08.2018 nga ora 12:20 minuta dhe do të zgjasë deri më datën 26.09.2018.
Sepse me datën 26.08.2018 rrethe orës 12.15 minuta, në Prizren në rrugën “Ismail Kryeziu” i pandehuri duke drejtuar automjetin e tij nga lagja Arbana në drejtim të Prizrenit nga pakujdesia e në kundërshtim me nenin 53 të Ligjit për rregullat e Trafikut Rrugorë, ka rrezikuar pjesëmarrësit në komunikacion duke i shkaktuar vdekjen B.M., në atë mënyrë që derisa e njëjta ishte duke e kaluar rrugën nga ana e majtë në të djathtë, në vendkalimin e shënuar për këmbësorë, i pandehuri duke mos e përshtatur shpejtësinë e lëvizjes me kushtet dhe rrethanat e rrugës, e godet të dëmtuarën me iniciale B.M., me pjesën e përparme të veturës, me ç ‘rast nga goditjet e marra e dëmtuara ndërron jetë në Qendrën Klinike Universitare në Prishtinë.