PRIZREN – 10.08.2018 – Gjykata Themelore e Prizrenit, Departamenti për Krime të Rënda, duke vendosur sipas kërkesës së Prokurorisë Themelore të Prizrenit, ka caktuar masën e paraburgimit në kohë zgjatje prej një (1) muaji ndaj të pandehurit me iniciale Y.G. nga fshati Shirokë, Komuna e Suharekës për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer…
PRIZREN – 10.08.2018 – Gjykata Themelore e Prizrenit, Departamenti për Krime të Rënda, duke vendosur sipas kërkesës së Prokurorisë Themelore të Prizrenit, ka caktuar masën e paraburgimit në kohë zgjatje prej një (1) muaji ndaj të pandehurit me iniciale Y.G. nga fshati Shirokë, Komuna e Suharekës për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprat penale të vrasjes së rëndë në tentativë nga neni 179 par. 1 pika 1.5 lidhur me nenin 28, të KPRK-së, dhe veprës penale mbajtja në pronësi, kontroll, posedim të paautorizuar të armëve nga neni 374 par.1 të KPRK-së. Masa e paraburgimit do të llogaritet prej momentit të arrestimit datë 08.08.2018 nga ora 20:00 dhe do të zgjasë deri më datën 08.09.2018.
Sepse në ditën kritike i pandehuri me dashje vë në rrezik jetën e njerëzve, në atë mënyrë, tenton të privojë nga jeta personin tjetër ashtu që pas një mosmarrëveshje që ka pasur me të dëmtuarin me iniciale D.K. lidhur me pengimin e automjetit në qarkullimin e komunikacionit, ndaj tij shkrep një herë me pistoletë, e cila predhë e godet tokën dhe si pasojë e rikosheje e godet të dëmtuarin me iniciale M.T. të cilit i shkaktohen lëndime trupore, ndërsa më pas i pandehuri ndalohet nga qytetarët që të vazhdojë të shtënë në drejtim të dëmtuarit me iniciale D.K.