Një (1)muaj caktohet masa e paraburgimit

Një (1)muaj caktohet masa e paraburgimit

PRIZREN – 09.08.2018 – Gjykata Themelore e Prizrenit, Departamenti për Krime të Rënda, duke vendosur sipas kërkesës së Prokurorisë Themelore të Prizrenit, ka caktuar masën e paraburgimit në kohë zgjatje prej një (1) muaji ndaj të pandehurit me iniciale M.B. nga fshati Hoqë e Qytetit, Komuna e Prizrenit për shkak të dyshimit të bazuar se…

PRIZREN – 09.08.2018 – Gjykata Themelore e Prizrenit, Departamenti për Krime të Rënda, duke vendosur sipas kërkesës së Prokurorisë Themelore të Prizrenit, ka caktuar masën e paraburgimit në kohë zgjatje prej një (1) muaji ndaj të pandehurit me iniciale M.B. nga fshati Hoqë e Qytetit, Komuna e Prizrenit për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale të dhunimit nga neni 230 par. 3 pika 3.3 të KPRK-së. Masa e paraburgimit do të llogaritet prej momentit të arrestimit datë 07.08.2018 nga ora 21:45 dhe do të zgjasë deri më datën 06.09.2018.

Sepse me datën 07.08.2018 rrethe orës 21:30 minuta, në Prizren i pandehuri duke shfrytëzuar momentin kur viktima shtetase e Anglisë duke ecur rrugës për në ”Kala” të njëjtën e detyron për të kryer aktin seksual, prandaj duke pasur parasysh sjelljet e tij, në kohën kur kemi frekuentim të madh të njerëzve-turistëve që vizitojnë qytetin (e veçanërisht tani kur është festivali i filmit), gjykata konsideron se janë plotësuar kushtet për caktimin e masës së paraburgimit.